Apliko tani për të qenë pjesë e “Inkubatorit të Identitetit të të Rinjëve Egjiptianë”

4 June, 2018

A jeni një i ri midis moshës 18-35 vjec, që i përkisni minoritetit egjiptian? Keni eksperienca si aktivistë, vullnetarë në çështjet e të drejtave të njeriut dhe të përfshirjes sociale? Nëse po, ju mund të jeni pjesë e “Inkubatorit të Identitetit të të rinjëve Egjiptianë” që do të organizohet në qytetin e Durrësit gjatë periudhës 21-24 qershor 2018.

Programi 4-ditor është konceptuar në mënyrë  që t’u ofrojë  të rinjëve egjiptianë nëpërmjet leksioneve, prezantimeve dhe ushtrimeve praktike nga historianë, studiues dhe ekspertë, njohuri dhe mundësi të eksplorojnë dhe debatojnë mbi historinë, kulturën,  identitetin, përfshirjen sociale  dhe vlerat e diversitetit që minoriteti Egjiptian sjell në shoqërinë Shqiptare.

Të interesuarit mund të shkarkojnë formën e aplikimit si vijon...

Aplikimi duhet të dërgohet në adresën elektronike: blegina.hado@undp.org ose të dorëzohet

pranë zyrave të projektit ESERE: Rr. Kavajës, Godina Gurten, Kati I, Tiranë. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është data 13 qershor 2018.

Inkubatori i Identitetit të të rinjëve Egjiptian mbështetet nga projekti “Fuqizim Ekonomik dhe Social për Romët dhe egjiptianët -shtysë për përfshirjen sociale” i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga PNUD.