EXTENDED DEADLINE Call for expression of interest for a training programme strengthening capacities of Disabled People’s Organizations (DPOs) in Albania

12 September, 2018

THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI (Teksti ne shqip me poshte)  / Call for expression of interest

for a training programme strengthening capacities of  Disabled People’s Organizations (DPOs) in Albania

Is your organization an association/organization of persons with disabilities?

Would your organization like to strengthen the capacities for a better representation of persons with disabilities?

Is your organization interested in advocating for the inclusion of persons with disabilities in the Albanian society?

If you answered “Yes” to these three questions, you are an eligible organisation for a FREE (all expenses paid) capacity building programme to take place between November 2018 – April 2019. The training programme will cover a multitude of topics related to the well-functioning of Disabled People’s Organizations in the Albanian context.  Participants will be awarded a certificate of attendance, while the beneficiary organizations will have the opportunity to apply for micro-capital grants in the frame of calls for proposals to be launched during 2019.

To apply, please send a completed application form including a statement of interest as described below, to andi.bregu@undp.org , by 26 September 2018. Please indicate in the subject line “Expression of interest – Capacity building programme for DPOs”.  The applications will be taken into consideration to design and deliver the capacity building programme and the eligible organizations will learn about the programme timeline within November 2018

As specified in the Law on Inclusion of and Accessibility for Persons with Disabilities (Law 93/2014, Article 3) “organisation of persons with disabilities” are any not-for-profit organisations, where persons with disabilities or their parents have the qualified majority in decision-making.

 

THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI

për pjesëmarrje ne një program trajnimi për fuqizimin e kapaciteteve të

Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuara (OPAK) në Shqipëri

A është organizata juaj shoqatë/organizatë personash me aftësi të kufizuara?

A dëshiron organizata juaj të forcojë kapacitetet e veta për një përfaqësim më të mirë të personave me aftësi të kufizuara?

A është organizata juaj e interesuar të advokojë për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në shoqërinë shqiptare?

Nëse i përgjigjeni “Po” këtyre tri pyetjeve, ju jeni një organizatë e përshtatshme për të përfituar një program trajnimi FALAS (të gjitha shpenzimet e mbuluara) që planifikohet të zhvillohet në periudhën nëntor 2018 – prill 2019. Programi i trajnimit do të mbullojë një sërë temash të lidhura me mirëfunksionimin e Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuara në kontekstin vendas. Në përfundim të trajnimit, pjesëmarrësit do të marrin çertifikatë pjesëmarrjeje, ndërsa organizatat përfituese do të kenë mundësi të aplikojnë për grante të vogla në kuadër të thirrjeve për propozime që do të shpallen gjatë vitit 2019.

Për të shprehur interesin e organizatës suaj, ju lutemi plotësoni formularin e aplikimit të vendosur më poshtë dhe dërgojeni atë me e-email në adresën andi.bregu@undp.org, deri më 26 shtator 2018. Ju lutemi specifikoni në subjekt “Shprehje Interesi – Program trajnimi për OPAK”. Aplikimet do të mbahen parasysh gjate përgatitjes së programit të trajnimit. Organizatat që plotësojnë kërkesat për të marrë pjesë në trajnim, do të njoftohen për kohën e zhvillimit të trajnimit brenda muajit nëntor 2018.

Sikurse është specifikuar në Ligjin për Përfshirjen dhe Aksesueshmërinë e Personave me Aftësi të Kufizuara (Ligji 93/2014, Neni 3) “Organizatë e personave me aftësi të kufizuara” është çdo organizatë jo-fitimprurëse, ku personat me aftësi të kufizuara ose prindërit e tyre kanë shumicën e cilësuar në vendimmarrje.