Inauguration of premises to accommodate vulnerable asylum-seekers at the Social Center ‘Motrat Qiriazi’ in Erseka

Thursday, 25 June, 2020

On Thursday 25 June, the UN Refugee Agency (UNHCR) and the NGO Caritas Albania – under the auspices of the Ministry of Interior and the Municipality of Kolonja - have jointly held an inauguration ceremony for premises at the recently refurbished social center in Erseka. The event is being held in line with World Refugee Day 2020, which was commemorated globally on 20 June. The inauguration was leaded by Mr. Dhori Spirollari. Prefect of Korca District and have been done in presence of Mr Erion Isai, Mayor of Kolonja Municipality, Ms. Ana Verushi, Head of the Regional Council of Korca District, who have received the refurbished premises, and Mr. Brian Williams, United Nations Resident Coordinator.

The refurbished premises will serve to benefit the local population and will also accommodate vulnerable individuals who arrive in the country at the south-eastern borders, seeking asylum. This may include women at risk, unaccompanied and separated children, or survivors of sexual and gender-based violence.

The refurbished premises will offer vital temporary shelter and services for the most vulnerable asylum-seekers, pending the transfer to other more permanent reception facilities. According to data from UNHCR and partners, 27% of the refugees and migrants arriving so far this year have been women and children, and 74% have been from countries facing conflict, violence or human rights violations. The refurbishment at Erseka is in line with previous investments by the government of Albania, IOM and UNHCR to increase such capacity in the border regions.

UNHCR Representative to Albania, Pablo Zapata said: UNHCR remains engaged in supporting governmental policies and efforts to adequately shelter asylum seekers, such as in the Erseka Social Centre that is being inaugurated today, where they will be able to receive specialized services according to their needs. Persons hosted in this Centre will receive here the first specialized services according to their needs, a first step to integrating and contributing to the country’s development.

 

 

INAGURIMI i ambienteve për të akomoduar azilkërkuesit vulnerabël në Qendrën Sociale ‘Motrat Qiriazi’ në Ersekë

E ente 25 qershor 2020 - Ersekë,

Agjensia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) dhe OJF Caritas Shqipëri - nën kujdesin e Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë Kolonjë - organizojnë së bashku ceremoninë e inagurimit të ambienteve të rinovuara së fundmi në qendrën sociale në Ersekë. Ngjarja u mbajt në kuadër të Ditës Botërore të Refugjatëve 2020, e cila u përkujtua botërisht në 20 qershor. Inaugurimi u drejtua nga Z. Dhori Spirollari, Prefekt i Qarkut Korçë, dhe u zhvillua në prani të Z. Erion Isai, Kryetar i Bashkisë Kolonjë, Znj. Ana Verushi, Kryetare e Këshillit të Qarkut Korçë, e cila mori në dorëzim ambientet e rinovuara, dhe Z. Brian Williams, Koordinator i Përhershëm i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.

Ambientet e rinovuara do ti shërbejnë popullsisë lokale dhe gjithashtu do të strehojnë individë vulnerabël që mbërrijnë në vend nga kufijtë jug-lindorë, duke kërkuar azil. Këta persona mund të përfshijnë gra në rrezik, fëmijë të pashoqëruar dhe të ndarë nga familjet e tyre, ose të mbijetuar të dhunës seksuale dhe me baza gjinore

Ambientet e rinovuara ofrojnë strehim jetësor të përkohshëm dhe shërbime për azilkërkuesit vulnerabël, në pritje të transferimit në qendra të tjera të përhershme pritjeje. Sipas të dhënave nga UNHCR dhe partnerët, 27% e refugjatëve dhe migrantëve që kanë ardhur gjatë këtij viti kanë qenë gra dhe fëmijë, dhe 74% kanë ardhur nga vende që përballen me konflikte, dhunë ose shkelje të të drejtave të njeriut. Rinovimi në Ersekë është në përputhje me investimet e mëparshme të kryera nga Qeveria Shqiptare, IOM dhe UNHCR për të shtuar kapacitetet e pritjes në kufi.

Përfaqësuesi i UNHCR në Shqipëri, Pablo Zapata tha: «UNHCR mbetet e angazhuar në mbështetje të politikave qeveritare dhe përpjekjeve për strehimin e përshtatshëm të azilkërkuesve, siç është në Qendrën Sociale Ersekë që po inagurohet sot, ku ata do të jenë në gjendje të marrin shërbime të specializuara sipas nevojave të tyre. Personat e strehuar në këtë Qendër do të marrin shërbimet e para të specializuara sipas nevojave të tyre, si një hap i parë për integrimin e tyre dhe duke kontribuar në zhvillimin e vendit ».