OpEd by UN Albania Country Team: Stopping sexual violence requires investments and society-wide action

Tuesday, 9 June, 2020

[Versioni shqip më poshtë]

The recent cases of sexual abuse, including that of an adolescent in the capital city and in the Shkodra Police Commissariat, caused widespread indignation among Albanians. Any form of sexual abuse against a minor is a crime and a violation of fundamental human rights, with devastating consequences in terms of individual suffering. The rally that took place in Tirana and other cities last week gave voice to people’s disbelief in ways that was considered unprecedented by many. Thousands of mostly young protesters took the streets to say ‘Enough!’ with patriarchy, rejecting the notion to live in a society that perpetuates violence, abuse and discrimination, and justifies violence against women, girls and children. Albanian youth are asking for justice, accountability, and respect for human dignity. Those are the values they want to see their country shaped by for the years to come. They chanted ‘You are not alone!’, reaffirming their determination to be agents of change.

Last week’s events could mark a new beginning in the fight against sexual abuse and gender-based violence. But how can we make sure not to miss such opportunity? What is the direction to follow? According to recent data, at least one in two women in Albania have experienced some form of violence, including domestic or sexual violence, harassment, non-partner violence, forced marriage, and stalking. Data from INSTAT shows that 26% of women aged 18-74 believe a woman should be ashamed to talk to anyone if she is raped, while 21% believe that if a woman is raped, she probably did something careless to put herself in trouble.  60% of sexual crimes are committed against children, with nearly one in two suffering from physical or psychological aggression. Evidence also reveals a strong correlation between child sexual abuse and gender-based violence in adulthood.

Violence can be eliminated, but it requires systemic responses. To obtain long term gains, this ‘shadow pandemic’ should be addressed in its entirety and complexity, by prioritizing four strategic approaches.

First, securing leadership and accountability: the Parliament, the Government and the Judiciary must prioritize violence against children and gender-based violence; the overall ‘machinery’ to promote gender equality and children’s rights must be-sufficiently empowered and resourced to lead the response through coordinated action across sectors. Political leadership is important, including through the National Councils on Gender Equality and on Child Rights and Protection. National institutions should drive action, monitor progress and adjust course, learning from success and failure. This includes better coordination with local actors: mayors and local councils, the police and the courts, Coordinated Referral Mechanisms, school masters, and social workers. They all are at the front line of action and must be able to fulfill their responsibilities.

Second, greater investments are needed to secure full application of existing laws. Albania has made significant progress in bringing its legal framework in line with key international normative standards, although additional criminal and administrative amendments are still required in relation to sexual violence, sexual harassment and stalking. Moreover, this is the time to step up implementation and make the full menu of services readily accessible to all those in need. This includes legal aid for survivors, timely enforcement of protection orders, functioning emergency shelters, health and psychological counselling, social protection, housing and income opportunities, and more. Existing referral pathways are still largely underfunded and understaffed. Few municipalities can call on full time domestic violence coordinators, for example, civil society efforts are under-resourced, the LILIUM centre needs additional support, child protection workers often lack background and training, and support helplines are not fully funded. Poor implementation contributes to low levels of trust in the system, leading victims to remain in the shadows.

Third, there should be a redoubling of efforts to foster education, awareness and dialogue. ‘It is not your fault’ and ‘Educate your sons’ were some of the key messages of the recent youth protests. They are very revealing of the direction in which the country needs to prioritize its efforts. The system’s failure to protect children allowed those responsible to protect to become abusers. Albanian men and boys continue to uphold stereotyped gender roles, yielding a vicious cycle of aggressiveness. As feminist writer Chimamanda Ngozi Adichie put it, ‘Masculinity is a hard, small cage, and we put boys inside this cage’. In parallel to helping Albanian boys realize that true men are feminists, helping girls become fully aware of their worth is crucial to fight harmful stereotypes that prevent them from realizing their full potential in adulthood.  We need whole-of-society engagement. Schools can lead the way in fighting patriarchal values, mobilizing students, parents, care givers and community members in conversations around human rights, child protection, sexuality education, masculinity, girls empowerment and self-defense, and use of social media.

Fourth, public information and communication play a massive role in eradicating the culture of sexual violence and abuse. Media power should be channeled to support survivors, not perpetrators. The media can be part of the solution, providing space for public debate, giving voice to Albanian youth who are determined to challenge the status quo, while it continues to report on implementation of relevant laws and policies. At the same time, the application of existing norms and codes of conduct to protect the privacy of survivors cannot be stressed enough. Recently published information revealing personal details of victims should not be tolerated, especially in the case of children.

Discrimination and violence will not disappear overnight. But if action in the four areas indicated above is boosted, we can see meaningful change. The UN in Albania is supporting public institutions and civil society to promote a safe environment for women, boys and girls, at home, in schools, at work, in public and private places. The UN family will also continue to promote action and dialogue on issues that are central to the achievement of the Sustainable Development Goals and the EU integration. The forthcoming revision of important milestones of the national policy agenda, such as for example the National Strategy for Development and Integration, as well as the National Strategy for Gender Equality, and the National Agenda for Children’s rights, offers an opportunity to provide concrete meaning to such dialogue and exchange. There is much to do ahead of us. We stand ready to play our part.

 

[shqip]

Dhënia fund e dhunës seksuale kërkon investime dhe aktivizim të mbarë shoqërisë - OKB Shqipëri

Rastet e kohëve të fundit të abuzimeve seksuale, duke përfshirë atë të një adoleshenteje në kryeqytet dhe në Komisariatin e Policisë në Shkodër, kanë shkaktuar indinjatë të gjerë mes shqiptarëve. Çdo formë e abuzimit seksual ndaj një të mituri përbën krim dhe shkelje të të drejtave themelore të njeriut me pasoja shkatërruese sa u përket vuajtjeve të individit. Protesta që u realizua në Tiranë dhe në qytete të tjera javën e kaluar i dha zë mosbesimit të njerëzve në mënyra që shumë e konsiderojnë të paprecedentë. Mijëra protestues kryesisht të rinj dolën në rrugë për t’i thënë mjaft patriarkalizmit, duke mos e pranuar nocionin e të jetuarit në një shoqëri që nxit dhunën, abuzimin dhe diskriminimin dhe që justifikon dhunën ndaj grave, vajzave dhe fëmijëve. Të rinjtë shqiptarë kërkojnë drejtësi, llogaridhënie dhe respektim të dinjitetit njerëzor. Këto janë vlerat që ata duan ta formësojnë vendin e tyre në vitet që vijnë. Ata brohoritën ‘Ti nuk je vetëm!’, duke konfirmuar edhe një herë vendosmërinë e tyre për të qenë agjentë të ndryshimit.

Ngjarjet e javës së fundit mund të shënojnë një fillim të ri në luftën kundër abuzimit seksual dhe dhunës me bazë gjinore. Po si mund të sigurohemi se ky nuk ka për të qenë një shans i humbur?  Çfarë rruge duhet ndjekur? Sipas të dhënave më të fundit, të paktën një në çdo dy gra në Shqipëri ka përjetuar një lloj dhune, duke përfshirë dhunën në familje ose dhunën seksuale, ngacmimet, dhunën nga persona të tjerë jo-partnerë, martesën e detyruar dhe përndjekjen. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se 26% e grave të moshës 18-74 vjeç besojnë se gruas duhet t’i vijë turp të flasë me dikë nëse e kanë përdhunuar, kurse 21% besojnë se nëse një grua përdhunohet, ajo ndoshta është vendosur në atë situatë sepse është treguar e pakujdesshme. 60% e krimeve seksuale kryhen ndaj fëmijëve ku pothuajse një në çdo dy fëmijë vuan nga sulmet fizike ose psikologjike. Të dhënat tregojnë gjithashtu një lidhje të fortë mes abuzimeve seksuale ndaj fëmijëve dhe dhunës me bazë gjinore në moshë të rritur.

Dhuna mund të zhduket, por ajo kërkon reagime në shkallë sistemi. Për të pasur rezultate afatgjata, kjo ‘pandemi e fshehur' duhet të adresohet në të gjithë tërësinë dhe kompleksitetin e vet, duke u dhënë përparësi katër qasjeve strategjike.

Së pari, duke siguruar lidership dhe llogaridhënie: parlamenti, qeveria dhe gjyqësori duhet ta shohin si prioritet dhunën ndaj fëmijëve dhe dhunën me bazë gjinore; e gjithë ‘makineria’ e promovimit të barazisë gjinore dhe të drejtave të fëmijëve duhet të fuqizohet mjaftueshëm dhe të pajiset me burimet e nevojshme për të qenë në krye të reagimeve përmes një veprimi të koordinuar që përshkon të gjithë sektorët. Lidershipi politik është i rëndësishëm, duke përfshirë edhe përmes Këshillit Kombëtar për Barazinë Gjinore dhe për të Drejtat e Fëmijëve dhe Mbrojtjen e tyre. Institucionet kombëtare janë ato që duhet të drejtojnë masat e marra, të monitorojnë progresin e arritur dhe të përshtasin rrugën përpara, duke mësuar nga sukseset dhe nga dështimet. Kjo përfshin një koordinim më të mirë me aktorët vendas: me kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë, policinë, gjykatat, Mekanizmat e Koordinuar të Referimit, drejtuesit e shkollave dhe me punonjësit socialë. Ata qëndrojnë në krye të këtyre masave dhe duhet të jenë në gjendje të përmbushin përgjegjësitë që u takojnë.

Së dyti, nevojiten investime më të mëdha për të garantuar zbatimin e plotë të ligjeve ekzistuese. Shqipëria ka bërë progres të konsiderueshëm në harmonizimin e kuadrit të saj ligjor me standardet normative ndërkombëtare kyçe, ndonëse ende nevojiten ndryshime të tjera penale dhe administrative sa i përket dhunës seksuale, ngacmimit seksual dhe përndjekjes. Për më tepër, ky është momenti për të ecur më shumë me zbatimin dhe për të pasur të gatshme një menu të plotë shërbimesh, nga e cila mund të përfitojnë të gjithë ata që kanë nevojë. Këtu përfshihet ndihma ligjore për të mbijetuarit, zbatimi në kohën e duhur të urdhërave të mbrojtjes, strehëzat funksionale në rast emergjence, këshillimi shëndetësor dhe psikologjik, mbrojtja sociale, strehimi dhe mundësitë për të ardhura dhe shumë më tepër. Mekanizmat ekzistues të referimit janë ende larg të qenit të financuar si duhet dhe të plotësuar me stafin e nevojshëm. Për shembull, janë të pakta ato bashki që mund të kenë koordinatorë me kohë të plotë për dhunën në familje, përpjekjet e shoqërisë civile nuk i kanë të gjitha burimet e nevojshme, qendra LILIUM ka nevojë për mbështetje shtesë, punonjësit e mbrojtjes së fëmijëve shpesh nuk e kanë formimin dhe trajnimin e duhur, ndërsa linjat telefonike të mbështetjes nuk janë të financuara plotësisht. Zbatimi jo i mirë i të gjithë kuadrit ligjor çon në një nivel të ulët besimi te sistemi, duke bërë që viktimat të mbeten në hije.

Së treti duhet të dyfishohen përpjekjet për nxitjen e edukimit, ndërgjegjësimit dhe dialogut. ‘Nuk është faji yt’ dhe ‘Edukoje tët bir’ ishin disa prej mesazheve kryesore të protestave të fundit të të rinjve. Ato tregojnë qartë se çfarë drejtimi duhet të marrin përpjekjet në këtë vend. Mosmbrojtja e fëmijëve nga sistemi u ka dhënë mundësi atyre që kanë përgjegjësinë për t’i mbrojtur që të kthehen në abuzues. Burrat dhe djemtë shqiptarë vazhdojnë të luajnë role gjinore të stereotipizuara, duke çuar në një cikël vicioz agresiviteti. Siç shprehet shkrimtarja feministe Chimamanda Ngozi Adichie “Maskuliniteti është një kafaz i vogël dhe i vështirë dhe brenda këtij kafazi ne vendosim djemtë”. Paralelisht me përpjekjet për t’i bërë djemtë shqiptarë që të kuptojnë se burrat e vrëtetë janë feministë, duke ndihmuar vajzat që të jenë plotësisht të vetëdijshme për vlerën e tyre është vendimtare që të luftojmë stereotipet e dëmshme që nuk i lejojnë ato të kuptojnë potencialin e tyre të plotë në moshë të rritur. Na duhet angazhimi i të gjithë shoqërisë. Shkollat mund të jenë ato që vihen në krye të luftës kundër vlerave patriarkale, duke mobilizuar nxënësit, prindërit, kujdestarët dhe anëtarët e komunitetit në diskutime rreth të drejtave të njeriut, mbrojtjes së fëmijëve, edukimit mbi seksualitetin, maskuliniteti, fuqizimin e vajzave, vetëmbrojtjen si dhe përdorimin e mediave sociale.

Së katërti, informimi publik dhe komunikimi luajnë një rol masiv në çrrënjosjen e kulturës së dhunës seksuale dhe abuzimit. Pushteti i medias duhet të kanalizohet për mbështetjen e të mbijetuarve dhe jo të autorëve të dhunës. Media mund të jetë pjesë e zgjidhjes, duke ofruar hapësirë për debat publik, duke u dhënë zë të rinjve që janë të vendosur për të sfiduar status quo-në, ndërkohë që vazhdon të raportojë për zbatimin e ligjeve dhe politikave në këtë fushë. Në të njejtën kohë, nuk është asnjëherë e tepërt të theksohet zbatimi i normave ekzistuese dhe kodeve të sjelljes për mbrojtjen e privatësisë së të mbijetuarve. Informacionet e publikuara së fundmi që tregojnë hollësi personale për viktimat nuk duhet të tolerohen sidomos në rastin e fëmijëve.

Diskriminimi dhe dhuna nuk zhduken sa hap e mbyll sytë. Por nëse nxiten në të katërta fushat e mësipërme, mund të shohim ndryshime thelbësore. OKB-ja në Shqipëri mbështet institucionet publike dhe shoqërinë civile për nxitjen e një mjedisi të sigurt për gratë, për djemtë dhe vajzat, në shtëpi, në shkollë, në punë, në vende publike dhe private. Familja e OKB-së do të vazhdojë të nxisë masat dhe dialogun për çështje që janë thelbësore për arritjen e objektivave të zhvillimit të qendrueshëm dhe integrimit të BE-së. Rishikimi së afërmi i arritjeve të rëndësishme në axhendën e politikave kombëtare, si për shembull rishikimi i Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, si dhe Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore, si dhe Axhendës Kombëtarë për të Drejtat e Fëmijëve, ofron një mundësi për t’i dhënë një kuptim konkret këtij dialogu dhe shkëmbimi. Kemi kaq shumë për të bërë. Ne jemi të gatshëm të bëjmë pjesën tonë.