Statement of UN Country Team Albania related to demolition of the National Theatre building

Tuesday, 19 May, 2020

[ENG]

Tirana, 19 May 20120: The United Nations Country Team in Albania has noted with concern the tension caused by the demolition of the national theatre in the early hours of Sunday morning 17 May. The UN in Albania underlines the importance of strengthening national unity of purpose and building trust between authorities and the population, particularly while managing the Covid-19 pandemic. More than ever, extra efforts to ensure dialogue, transparency and extra time to ensure full consistency with the rule of law can help mitigate risks associated with actions that might disrupt national unity. The UN in Albania notes the importance of the right to peaceful protest and freedom of expression, in accordance with the law and good democratic practice.

[ALB]

Deklaratë e Ekipit të Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri për prishjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar

Tiranë 19 Maj 2020: Ekipi i Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka vërejtur me shqetësim tensionin e shkaktuar nga prishja e Teatrit Kombëtar në orët e para të së dielës 17 maj. OKB në Shqipëri nënvizon rëndësinë e forcimit të unitetit të kuptimtë kombëtar dhe ndërtimin e besimit midis autoriteteve dhe popullatës, veçanërisht gjatë administrimit të pandemisë Covid-19. Më shumë se kurrë, përpjekjet e shtuara për të siguruar dialog e transparencë dhe dhënia e më shumë kohe për të siguruar përputhshmëri të plotë me ligjet në fuqi mund të ndihmojnë në shmangien e rreziqeve të lidhura me veprime që mund të dëmtojnë unitetin kombëtar. OKB në Shqipëri thekson rëndësinë e së drejtës së protestës paqësore dhe lirisë së shprehjes, në përputhje me ligjin dhe praktikat e mira demokratike.