UN in Albania statement on the response to the Coronavirus situation in Albania

Wednesday, 11 March, 2020

[Albanian version further below]

[versioni shqip më poshte]

Today, the UN in Albania has met to discuss how it can respond to and support the response to the Coronavirus situation.  The UN in Albania recognizes the rapid reaction by the Government to the confirmation of COVID-19 cases, and fully supports its effort to maximize “social distancing” including through the closure of schools, the reduction of public events and meetings, and efforts to require/encourage working from home (or telecommuting). Rapid changed behavior on the part of all residents to reduce contact and transmission of the virus has proven effective in other countries to slow transmission and flatten the curve of the epidemic.  This has positive knock-on effects in terms of the strain on the health system capacity.  The UN reiterates its call on all residents in Albania to follow the authorities’ guidance, especially for staying home and calling 127 in case of any symptoms or even any doubt of symptoms, and encourages the authorities to undertake the broadest allowed application of testing in order to best know where the virus is to enable a smart response. 

In support of these measures initiated by Government, and in an effort to maximize the safety of UN staff and their families, the UN is extending alternate working arrangements and curtailing significantly face-to-face meetings.  These measures are put into effect immediately and for a preliminary period until 23 March. 

In undertaking these measures, the UN will ensure to continue to provide critical support offered by its programmes that may affect vulnerable populations or for which any delays may have unacceptable consequences. 

The UN in Albania would like to emphasize the moral obligation to maintain the highest respect for all our friends, neighbors, co-residents and their families throughout the crisis. Empathy and a common sense of purpose will help the response; while on the other hand evidence clearly shows that stigma and fear around communicable diseases hamper the response.  Particular appreciation goes to those authorities who not only continue to work but do so with extra importance during this situation – especially health professionals, police and border officials, municipal authorities and others who continue to be available and provide services to Albanians. 

The UN stands ready to provide any further support that may be requested.

***

Deklaratë e OKB në Shqipëri mbi reagimin dhe mbështetjen e masave të marra ndaj situatës së Coronavirus në Shqipëri

Sot, OKB në Shqipëri u mblodh për të diskutuar mbi reagimin dhe mbështetjen e masave të marra ndaj situatës së Coronavirus. OKB në Shqipëri vlerëson reagimin e shpejtë të Qeverisë pas konfirmimit të rasteve të COVID-19 dhe mbështet plotësisht përpjekjen e saj për të maksimizuar "distancimin shoqëror" përfshirë mbylljen e shkollave, reduktimin e mbledhjeve dhe grumbullimeve publike dhe përpjekjet për të kërkuar/nxitur të punuarit nga shtëpia (ose telekomunikimin). Të vepruarit shpejt për të ndryshuar mënyrën e sjelljes të të gjithë qytetarëve për të zvogëluar kontaktin dhe transmetimin e virusit ka rezultuar një veprim i efektshëm në vende e tjera për të ngadalësuar transmetimin dhe ulur kurbën e epidemisë. Kjo masë ka efekte pozitive për të shmangur mbingarkesën e sistemit shëndetësor. OKB përsërit thirrjen e saj për të gjithë qytetarët në Shqipëri që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve, veçanërisht për të qëndruar në shtëpi dhe thirrjen e numrit të emergjencës mjekësore 127 në rast të ndonjë simptome apo edhe ndonjë dyshimi të simptomave, dhe nxit autoritetet që të kryejnë testime në masën më të gjerë që është e mundshme në mënyrë që të identifikohet më mirë shpërndarja e virusit për të mundësuar një reagim të zgjuar.

Në mbështetje të këtyre masave të marra nga Qeveria, dhe në përpjekje për të maksimizuar sigurinë e personelit të OKB dhe familjeve të tyre, OKB Shqipëri po aplikon forma alternative të punës duke zvogëluar dukshëm kontaktet ballë për ballë. Këto masa hyjnë në fuqi menjëherë dhe për një periudhë paraprake deri më 23 mars 2020.

Gjatë marrjes së këtyre masave, OKB do të sigurojë vazhdimin e dhënies së mbështetjes kritike të ofruar nga programet e saj me ndikim në grupet e cënueshme të popullsisë për të cilat çdo vonesë mund të ketë pasoja të papranueshme.

OKB në Shqipëri dëshiron të theksojë detyrimin moral të gjithsecilit për të treguar respektin më të lartë për të gjithë miqtë, fqinjët, bashkë-banorët dhe familjet e tyre gjatë kësaj krize. Empatia dhe sensi i ndarjes së një qëllimi të përbashkët do të ndihmojnë reagimin ndaj situatës; nga ana tjetër, faktet tregojnë qartë se stigma dhe frika prej sëmundjeve ngjitëse pengojnë reagimin. Një vlerësim i veçantë u kushtohet atyre autoriteteve që jo vetëm vazhdojnë të punojnë, por janë në krye të punëve të një rëndësie të madhe gjatë kësaj situate - veçanërisht profesionistët shëndetësorë, punonjësit e policisë dhe zyrtarët e kufirit, autoritetet lokale dhe të tjerë që vazhdojnë të jenë në dispozicion dhe ofrojnë shërbime për shqiptarët.

OKB është e gatshme të sigurojë çdo mbështetje të mëtejshme që mund të kërkohet.