UN Annual Progress Report 2012 - ALB

15 January, 2013

Si bashkëkryetarë të Komitetit të Përbashkët Ekzekutiv kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë Raportin Vjetor të Progresit 2012 për Programin e Bashkëpunimit 2012-2016 ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe Kombeve të Bashkuara. I nënshkruar me rastin e ditës së Kombeve të Bashkuara më 24 tetor 2011, Programi i Bashkëpunimit është një dokument programi gjithëpërfshirës i 19 agjencive, fondeve dhe programeve të Kombeve të Bashkuara dhe të Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit. Qëllimi i këtij raporti është t’u ofrojë lexuesve një përmbledhje të progresit të arritur drejt rezultateve të artikuluara në Programin e Bashkëpunimit dhe të informojë të gjithë aktorët, partnerët dhe përfituesit rreth arritjeve kryesore në vitin e parë të zbatimit të tij.

Programi i Bashkëpunimit artikulon kontributin e Kombeve të Bashkuara për përparësitë kombëtare të Shqipërisë në fusha të tilla si qeverisja, shteti i së drejtës, ekonomia, mjedisi, zhvillimi rajonal dhe lokal dhe politika sociale përfshirëse me një buxhet pesëvjeçar prej rreth 130 milionë dollarësh amerikanë. Një grup unik praktikash të integruara për menaxhimin e Programit mbledh sëbashku përfaqësues të lartë të qeverisë dhe të agjencive pjesëmarrëse të Kombeve të Bashkuara, duke pasur në qender të punës tonë lidership in kombëtar dhe orientimin drejt rezultateve. Ky lloj organizimi lehtëson po ashtu vendimmarrjen me pjesëmarrje, planifikimin e thjeshtësuar dhe kërkesat per raportim si dhe rrit sinergjitë programuese, siç do të përshkruhet ne kapitujt pasardhës te këtij raporti.

Download this Document: